Grupi i Bankës Botërore (GBB), së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës, po fillojnë programin për edukim financiar ne Kosove për t’i thelluar njohuritë e kosovarëve për një huamarrje më të zgjuar, për produktet financiare dhe e-banking, respektivisht shërbimet bankare përmes internetit.
Këto tri tema, sipas njoftimit të GBB-së, janë treguar si thelbësore nga takimet e mbajtura dhe hulumtimet e bëra vitin e kaluar nga ana e Praktikës Globale për Tregjet dhe Financat të Grupit të Bankës Botërore, si pjesë e Programit mbi Infrastrukturën Financiare për Ballkanin.
Programi i edukimit financiar, ceremonia e promovimit të të cilit do të bëhet sot në Prishtinë, do të ofrohet përmes një fushate te gjerë mediale dhe do të përfshijë trajnime e konsultime të thella me huamarrësit ekzistues dhe potencial në Kosovë.
Programi zbatohet në partneritet me Bankën për Zhvillim e Austrisë.
