BDI dhe PDSH po bashkëveprojnë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

BDI dhe PDSH po bashkëveprojnë në tryezën e negociatave për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.
Burime pranë zyrës së BE-së në Shkup theksuan për INA se dy partitë shqiptare po bashkëveprojnë në procesin e negociatave dhe se po tentojnë të imponojnë një agjendë të përbashkët politike për shqiptarët.
“Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë ndryshuar në raportet mes tyre, kur dihet beteja e këtyre dy partive me akuza të ndryshme. Kjo reflektohet edhe në tryezën e negociatave, ku ata taktizojnë bashkërisht, duke tentuar të imponojnë propozime dhe ide. Nuk dijmë se deri ku do të shkojë ky konstruktivitet dhe se a do të ketë një koalicion të përbashkët midis tyre”, theksoi për INA, një burim i afërt me selinë e BE-së në Shkup.
Dy partitë asnjëherë nuk qartësuan se çfarë është pranuar nga kërkesat e tyre në procesin e negociatave dhe në Marrëveshjen e 2 qershorit. Kjo marrëveshje vë theksin vetëm tek Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i saj, si dhe çështjet e tjera të integrimeve evroatlantike dhe reformave.