BDI e kënaqur me marrëveshjen: Ja pikat tona

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një komunikate për mediat tha se mirëpret përmbylljen e djeshme të pikës së vetme të hapur nga marrëveshja e 2 qershorit, që i referohet formës së Qeverisë e cila do ti organizon zgjedhjet, dhe shpreh bindje që nga mbrëmë Maqedonia doli më e fortë, riktheu stabilitetin politik dhe u afrua edhe më pranë NATOsë dhe BEsë.
BDI më tej nënvizon se falëminderon autoritetet e komunitetit ndërkombëtar për kontributin në arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe shpreh vlerësim edhe për rolin konstruktiv të liderëve partiak në drejtim të tejkalimit të krizës së rëndë politike.
“Marrëveshja e 2 qershorit bashkë me raportin e z. Rajnhard Pribe, rekomandimet urgjente të Komisionit Evropian, rekomandimet e Dialogut të lartë paraqasës me BE si dhe rekomandimet e komisionit anketues parlamentar për ngjarjet e 24 dhjetorit, janë subjekt i punës së grupit punues nën drejtimin e z. Piter Vanhut dhe me pjesëmarrjen e VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH si dhe me lehtësimin e BE dhe SHBA”, thekson BDI.
Në kontekst të marrëveshjes së 2 qershorit, BDI ka dorëzuar në grupin e punës propozimet për pikat që i referohen marrëdhënieve ndëretnike, zbatimit te plotë të marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe integrimit EuroAtlantik.
Këto propozime përfshijnë:
– Ndarje te 3 posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion (President, Kryeminister, Kryeparlamentar)
– Politikat gjuhësore,
– Ndarja fer dhe e drejtë e buxhetit,
– Zhvillimi i barabartë rajonal,
– Çështja e gjuhës,
– Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat
– Konsensualiteti,
– Pajtimi,
– Simbolet kombëtare,
– Marrëveshja e 29 majit,
– Kanal shtetëror 24 orësh në gjuhën shqipe,
– Masa të mirëbesimit,
– dhe Risocializimi
Gjithashtu BDI ka propozuar tema diskutimi që përfshijnë marrëdhëniet me Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë bashkë me propozimet për të përshpejtuar integrimin EuroAtlantik të vendit.
Ju lutemi të gjeni të bashkangjitur përkthimin e Protokolit të djeshëm të firmosur nga 4 liderët që paraqet realizim të pikës 6, paragrafit 1, nga marrëveshja e 2 qershorit.
Gjithashtu të bashkangjitur e keni edhe përkthimin e marrëveshjes së 2 qershorit e cila i referohet edhe rëndësisë dhe përkushtimit të liderëve për marrëdhëniet ndëretnike, zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe integrimit EuroAtlantik.