Një ekip i përbërë nga tetë ekspertë nga radhët e Bashkimit Evropian ka filluar sot edhe zyrtarisht punën, me qëllim që të reagojë ndaj propagandës masive mediatike të Rusisë, drejtuar opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtarë.
Ka filluar sot punën ekipi i Bashkimit Evropian për luftë kundër propagandës ruse, me qëllim që të ndihmojë mediet e pavarura, para se gjithash ato në shtetet e Evropës Lindore.
Siç paralajmëroi më herët zëdhënësja e Komisionit të Evropës, Ketrin Rej, ekipi i përbërë nga tetë zyrtarë të Shërbimit të Evropës për punë të jashtme, ka filluar sot punën me qëllim që të reagojë ndaj propagandës masive mediatike të Rusisë, drejtuar opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtarë.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në samitin që zhvilluan në mars, i dhanë një afat tremujor përfaqësueses së lartë të unionit për politikë të Jashtme, Federika Mogerinit, që të gjejë një mënyrë për të mbështetur lirinë e medieve dhe vlerat evropiane në Rusi./ 21 Media
