Bashkimi Europian ka konfirmuar se i ka akorduar një ndihmë prej 18.1 milionë euro Palestinës.
Sipas një deklarate me shkrim nga zyra e BE-së në Jerusalem thuhet se ndihma është akorduar për të paguar rrogat e muajit maj të pensionistëve. Ndërkohë thuhet se ndihma është akorduar përmes projektit të ndihmës social-ekonomike të BE-së ndaj Palestinës (PEGASE).
Përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Palestinë, John Gatt-Rutter tha se kjo është një shenjë e ndihmës ndaj Palestinës për Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
PEGASE është emri i projektit të ndihmës së BE-së ndaj Palestinës. Ai është një projekt i cili ka nisur në vitin 2008 dhe është i prirur të menaxhojë të gjitha ndihmat e ardhura nga BE-ja në drejtim të këtij vendi. Në bazë të këtij projekti BE-ja nga viti 2008 deri më sot i ka akorduar Palestinës një ndihmë prej 1.8 miliardë euro.
