Këngëtari Alban Mehmeti është bërë baba i një djali, të cilin e ka quajtur Lurni.
Ai këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku shihet së bashku me gruan dhe foshnjën.
Albani ka falënderuar Zotin për një dhuratë të tillë.
“Falënderoj Zotin, atij i qofshim falë dhe bashkëshorten time Fjolla Svirca Mehmeti që sot në ora 7:15 në mëngjes më gëzuan me dhuratën më të mirë që një njeri mund ta dëshirojë. Mirë se na erdhe në familjen Mehmeti, djali ynë Lurni”, ka shkruar ai në Facebook.

