Dëshironi të dini si të bëheni person më i lumtur me shumë pak apo aspak mundime? Ca ndryshime të vogla dhe lumturia mund të jetë e juaja përsëri.
Zgjohuni 30 minuta më herët
Të zgjoheni për punë nuk është gjë gjë e lehtë, mirëpo nëse e leni alarm 20-30 minuta më herët se zakonisht, mund të ndryshoni mëngjesin tuaj. Atë kohë harxhojeni duke pirë kafe, duke shikuar ndonjë emision televiziv apo duke dëgjuar radion. Jo vetëm që do ndiheni më mirë në punë, por edhe nuk do të vonoheni.
Pini një filxhan çaj
Kaloni kohë në mëngjes me filxhan çaj apo kafe, do të relaksoheni dhe do të jeni të gatshme për ditën e re.
Mos e hani shkel-e-shko mëngjesin
Kush mund të funksionojë me barkun bosh? Mëngjesi ju mbush me energjinë që ju nevojitet të filloni ditën dhe ju ndihmon të fokusoheni në gjërat e rëndësishme. Nëse nuk dëshironi të hani në mëngjes, bëni ndonjë koktej apo hani pak kos.
Ndaloni me dietën
Nëse dëshironi të dobësoheni apo të jeni më të shëndetshëm- konsumoni ushqime natyrale. Hani shëndetshëm që të jeni më të lumtura!
Shprehuni
Shumë raste pendohemi për gjërat që nuk i flasim apo nuk i bëjmë. Bëjeni mision të shprehurit dhe flisni mendimet e juaja. Ashtu do të rrisni vetëbesimin.
Shpreheni dashurinë
Nuk vlerësojmë sa shumë dashuri kemi përderisa nuk na kujtohen personat që janë shumë të rëndësishëm për ne. Tregoni atyre sa i doni dhe sa kujdeseni për to. Dashuria do ju bëjë më të lumtura!
Bëhuni zemër mirë
Nëse mikesha juaj është duke kaluar një ditë të keqe apo nëse jeni në qytet me ndonjë mik të vjetër, ofrohuni të paguani llogarinë që t`i dispononi. Gjëra të vogla të tilla mund t`ia përmirësojnë dikujt ditën.
Përgatitni diçka të re
Përgatitja e ndonjë reçete të re ju jep më shumë mjeshtëri në kuzhinë si dhe ju bën më të lumtur.
Organizoni diçka
Rregullimi i sendeve në shtëpi ju mundëson të pastroni edhe kokën si dhe ju jep ndjenjën e arritjes. Një shtëpi e rregulluar është edhe mendje e rrëgulluar.
Shmanguni nga njerëzit negativë
Të keni përreth njerëz negativë është një mangësi e madhe. Mos lejoni që dikush t`ju tërheqë në nivelin e tyre, nëse dikush ju bën të palumtur atëherë çlirohuni nga ai person.
Telefononi nënën tuaj
Kohë pas kohë jeta bëhet më e shpejtë dhe ne harrojmë t`ua kumtojmë dashurinë prindërve. Pa marrë parasysh se sa jeni e zënë me jetën dhe sa e pjekur që jeni, nëna gjithmonë do të brengoset për ju. Të bëni një telefonatë të kontrolloni si është do ju lidh edhe më tepër.
Ëndërroni shumë
Vendoni qëllime të mëdha dhe ëndërroni vetëm për veten dhe mos lejoni dikush t`ju thotë se ëndrra juaj është e pamundur.
Ndaloni duke bërë justifikime
Ndoshta në fillim nuk do ju duket koha dhe vendi i përshtatshëmm, por posa të filloni me ndonjë gjë do të ndjeheni shumë mirë. Ndonjëherë dështojnë, por nuk duhet të pushojmë së provuari. Mos u dorëzoni kurrë dhe mos bëni justifikime, nuk mund të frigoheni tërë jetën.
Kaloni ndonjë kohë në vetmi
Kaloni ndonjë kohë me vetveten, ashtu që do njiheni më mirë. Vetmia do ju bëjë që ta doni veten më tepër se çmendoni, kënaquni në shoqërim të vetvetes e më pas edhe njerëzit do të kënaqen me ju.
Shoqërohuni me miq
Mos harroni të kaloni kohë me njerëzit që ju bëjnë të qeshni. është me rëndësi t`ia jepni vetes kohën në të cilën do të relaksoheni, dhe atë kohë më së miri e kaloni me miq.
Qeshuni
Buzëqeshja është sëmundje ngjitëse andaj bëje shprehi. Jo vetëm që do dukeni më atraktive dhe me vetëbesim, por truri juaj gjatë qeshjes liron dopaminë që përndryshe njihet si kimikati i lumturisë. Qeshuni !
Dilni në ambient të hapur
Sigurohuni të bëni pushim nga dita juaj e ngarkuar dhe të lidheni sërisht me natyrën. Nëse afër keni park, merreni kafen dhe uluni atje për 15 minuta, apo bëni një eksplorim të parkut për 10 minuta. Koha në natyrë është e nevojshme, ajri i pastër do të largojë depresionin.
Gostitni veten
Kohë pas kohë, të gjithë meritojmë diçka të mirë. Bëni me dije vetes se e meritoni!
Mos u bëni e ashpër me vetveten
Secili njeri bën gabime nga koha në kohë dhe jo gjithmonë mund të arrini atë që dëshironi, mirëpo kjo nuk do të thotë se jeni më pak e vlefshme. Ndaloni së qenuri e ashpër me vetveten dhe filloni të vlerësoni veprimet dhe mundin tuaj.
Blej ca lule të freskëta
Lulet janë mjet që e redukton stresin, ankthin dhe ju bëjnë më të lumtura. A keni pyetur veten pse i pëlqeni aq shumë lulet?
Mbusheni vaskën apo bëni një dush të gjatë
Futuni në vaskë apo bëni një dush të gjatë. Ndezi qirinjtë, përdor vajëra luksoze dhe vetëm relaksohu në tingujt e botës së jashtme, është një nga ndjenjat më të mira.
Bëni diçka që do ju kënaq
Timonin e keni ju! Bëni çfarë të doni, në këtë rast nuk është egoizëm pasiqë ju bën më të lumtura.
Fikeni celularin
Teknologjia sa është e mirë aq është edhe e keqe. Fike celularin për ca orë që të lidhesh më tepër me njerëzit që i keni afër.
Shikoje një film nostalgjik
Shikoni ndonjë film nga fëmijëria juaj. Nuk ka gjë më të mirë se të ktheheni prap në kohën e fëmijërisë.
Shkoni në shtrat një orë më herët
Shumica prej nesh nuk bën gjum të mjaftueshëm dhe beson se kjo gjë ndikon keq në shëndetin tonë dhe në lumturinë. Gjumi kontrollon gjithçka në trupin tonë, influencon hormonet, peshën, shëndetin si dhe lumturinë.
Përzgjidhni lumturinë
Lumturia është zgjedhje – ju zgjidhni.












