Edhe pse ditëve të fundit kanë qarkulluar shumë spekulime në lidhje me transferimin e mundshëm të sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema te Arsenali, trajneri i Los Blancos, Rafael Benitez ka hedhur poshtë një gjë të tillë.
Tekniku spanjoll njofton se ylli francez nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu.
“Njerëzit janë duke më kërkuar mua të flas në lidhje me lojtarë të ndryshëm që ndoshta ne do t’i blejmë”, deklaroi Benitez.
“Dhe unë them gjithmonë njëjtë, ai është lojtar i tyre dhe unë nuk do të flas për një gjë të tillë. Karim është lojtari ynë, por unë nuk do të flas për këtë. Por, unë jam i sigurt se ai do të qëndrojë me ne”.
Benzema besohet se pwlqehet jashtwzakonisht nga trajneri i ‘Topçinjve’, Arsene Wenger.
