Berlin: Mustafa pritet me nderimet më të larta

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa, u prit sot në Berlin me nderimet më të larta shtetërore.
Për Kryetarin e Qeverisë së Kosovës para Kancelaramtit u rreshtua Garda e Nderit e Gjermanisë.
Pas ekzekutimit të himnit Kombëtar Gjerman dhe atij shtetëror të Kosovës, Isa Mustafa dhe mikpritësja e tij, Angel Merkel, parakaluan para Gardës, transmeton Koha.net.
Mustafa sot do të zhvillojë takime zyrtare shtetërore me udhëheqës gjermanë, ndër të cilët edhe me kancelaren Merkel.