Ish-Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, ka porositur sot se ka bërë vetëm shaka, kur ka deklaruar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ofruar atij funksionin e ministrit të Ekonomisë.
Putin në anën tjetër, nëpërmjet zëdhënësit të tij, deklaroi se mbështetja e tij ka qenë “metaforike”.
Deklarata e Berluskonit se miku i tij i vjetër Putin i ka ofruar funksionin e ministrit të Ekonomisë në Qeverinë ruse ka joshur vëmendjen e të gjitha medieve botërore.
Meggjithatë, zëdhënësja e Berluskonit, Debora Bergamini, deklaroi sot se shefi i saj ka bërë shaka kur e ka thënë këtë, ndërsa zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov, shpjegoi se presidenti rus nuk ka menduar në një vend pune, kur i ofroi mbështetje mikut të tij.
Siç përcolli agjencia ruse e lajmeve, Interfaks, Peskov tha se Putin i ka ofruar një përkrahje metaforike Berluskonit dhe precizoi se ajo nuk ka qenë një ofertë formale për të ushtruar ndonjë funksion zyrtar. Ai gjithashtu kujtoi se të huajve nuk ju lejohet që të punojnë në Qeverinë e Rusisë./21Media
