Big Mama në “21 Gradë”: Kur isha e vogël – isha sherr(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtarja e mirënjohur me emrin e njohur artistik – Big Mama ishte sonte mysafire e emisionit veror të RTV21 – “21 Gradë”.
Ajo me këtë rast pati një surprizë për shikuesit e RTV21: Tha se do ta udhëheq një emision special shumë shpejt në RTV21 në Maqedoni!
Ajo shpalosi kujtime nga fëmijëria dhe rinia e vet duke pranuar se “ka qenë vet sherri”.
Madje që i kishte dalë nami edhe në shkollë si e tillë. Dhe, si krejt fëmijët problematik më vonë kthejnë dhe bëhen shembull,ashtu ngjau edhe me Big Mamën. Ajo pranoi se karrierën artistike e kishte filluar si vallëtare në shoqërinë kulturo-artistike “ Xheladin Zeqiri”.
Big Mama pranoi se që nga fillimi i jetës ka qenë më afër djemëve dhe si tha vet më shumë shokë kam nga rradhët e tyre. / 21 Media