Bilanci i luftës civile në Siri për vitin 2015

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në 6 muajt e parë të 2015 në Siri kanë humbur jetën 11 mijë e 189 persona, ku 1 mijë e 547 prej tyre janë fëmijë.
Organizata e të Drejtave të Njeriut për Sirianë (SNHR) me qendër në Londër në një raport të përgatitur në lidhje me bilancin për gjashtë muajt e fundit të luftës civile e cila vazhdon për më shumë se katër vjet duke vënë në dukje se 11 mijë e 189 persona kanë humbur jetën, theksohet se 1 mijë e 547 janë fëmijë, 1 mijë e 14 gra, ndërsa 529 kanë humbur jetën gjatë torturave si dhe 77 përqind e sulmeve me pasojë vdekjen janë kryer nga forcat e Asadit.
Në raportin ku vihet në dukje se në konfliktet e gjashtëmujorit të fundit në të gjithë vendin organizata terroriste ka vrarë 1 mijë e 358 persona, ku 413 prej tyre kanë qenë të armatosur, theksohet se “në sulmet e ndërmarra nga forcat e koalicionit kanë humbur jetën 102 civilë ku 45 prej tyre janë fëmijë, ndërsa në sulmet e YPG (Trupat e Mbrojtjes Popullore) kanë humbur jetën 67 civilë ku 10 prej tyre fëmijë dhe 2 si pasojë e torturave”.
Ndërsa në anën tjetër në raport theksohet se nga grupet opozitare janë vrarë 612 persona, ku 25 prej tyre kanë qenë të armatosur.
Theksohet gjithashtu se që nga fillimi i ngjarjeve e deri tani numri i të vrarëve ka kaluar 350 mijë.