Bimët që shërojnë pagjumësinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Provoni disa përgatitje bimore, të cilat do t’ju ndihmojnë që më lehtë të flini, të jeni më të freskët dhe në mëngjes të jeni shumë të kthjellët.
Aguliçet
Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të valuar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.
Limoni
Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjithë çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta.
Murrizi i kuq
Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota.