Negociatat bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha botërore ka të ngjarë të vazhdojnë për të paktën edhe një ditë tjetër, njoftuan Shtetet e Bashkuara dhe Irani. Bisedimet në Vjenë kanë bërë përparim të vërtetë, por “çështje të rëndësishme” mbeten të pazgjidhura tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Irani përballet me disa vendime të vështira./21Media
