Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, e pranon se skuadrën e tij e pret një sfidë e vështirë kundër Barcelonës.
PSG dhe Barcelona do të ndeshen sonte në Paris, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Tekniku francez thotë se dueli me “blaugranat” do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai beson se të përzgjedhurit e tij do të mundohen të bëjnë më të mirën në përballje me gjigantin spanjoll.
“Barcelona ka në skuadër lojtarë të mëdhenj dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për Lionel Messin. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për të mos dështuar. Duhet të jemi të bashkuar dhe të bëjmë lojën tonë. Kur të kemi mundësinë për të shënuar nuk do të hezitojmë siç kemi bërë në fazën e grupeve. E kemi provuar me fakte se mund ta kalojmë këtë kundërshtar”, ka thënë Blanc.
Ndeshja mes PSG-së dhe Barcelonës nis në orën 20:45.
