Blogerja nga Dubai,kërkon grimin nga artistja kosovare e make up-it

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Blogerja e bukurisë, Huda Kattan duket se është mahnitur nga make up artistja kosovare, Sellma Kasumoviq dhe ka kërkuar të grimohet nga dora e saj. Për këtë arsye Sellma ka udhëtuar drejt Dubai-t për të grimuar blogeren e cila numëron mbi 4 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram. Jo vetëm kaq por grimi që artistja e make up-it në Kosovë i ka bërë do të shfaqen në Youtube në formën e videove tutorial.

Sellma Kasumoviq është make up artiste shumë e njohur në Kosovë e jo vetëm. Punët e saj i shfaq edhe përmes fotove e video-ve në Instagram ku numëron mbi 416 mijë ndjekës. Duhet thënë se edhe blogerja sëbashku me të motrën nuk e kanë fshehur entuziazmin për këtë bashkëpunim.