Bombë në trenin e shpejtë Paris- Amsterdam, arrestohet i dyshuari

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia ka arrestuar një mashkull i cili është barrikaduar në tualetin e trenit të shpejtë Talis në relacionin Paris-Amsterdam, për të cilin besohet se kishte bombë.
Treni është ndaluar në Roterdam ndërsa udhëtarët janë evakuuar. Sipas dëshmitarëve, personi ka hyrë në tren me bombë.
Përveç udhëtarëve të trenit janë evakuuar edhe njerëzit të cilët kanë qenë në stacionin në Roterdam, në të cilin është ndalur treni.
“Masat e sigurisë po mbajnë situatën nën kontroll dhe nuk ka rrezik për udhëtarë”, ka deklaruar nga kompania Talis.
Po në trenin e shpejtë Amsterdam –Paris në gusht, marokeni Ayoub el Kazan ka hapur zjarr me armë automatike, duke plagosur tre persona.