Borxhi grek do të arrijë kulmin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sipas raportit, vendet evropiane do të duhet t’i japin Greqisë një periudhë 30-vjeçare mospagimi në shërbimin e të gjithë borxhit të saj
Greqisë do t’i duhet një ndihmë shumë më e madhe për t’i bërë ballë krizës së borxhit, sesa ajo që i kanë ofruar partnerët e Eurozonës. Kështu shkruhet në një studim konfidencial të Fondit Monetar Ndërkombëtar i zbuluar nga “Reuters”.
Sipas raportit, vendet evropiane do të duhet t’i japin Greqisë një periudhë 30-vjeçare mospagimi në shërbimin e të gjithë borxhit të saj ndaj kreditorëve evropianë, duke përfshirë kredi të reja, ose transferta të qarta vjetore fiskale në buxhetin e Greqisë, thuhet në raport.
Shefja e FMN-së Christine Lagarde mori pjesë në bisedimet e fundjavës midis ministrave të Financave të Eurozonës dhe drejtuesve të qeverisë, që ranë dakord për një plan të ri. Një burim i BE-së tha se ministrat e Financave të Eurozonës të shtunën patën mundësinë të njiheshin me shifrat e reja për qëndrueshmërinë e borxhit para se të përfundonin marrëveshjen e së hënës me Athinën.
Anëtarët evropianë të Bordit Ekzekutiv të FMN-së u përpoqën të ndalonin publikimin e këtij studimi të mëparshëm më 2 korrik vetëm tre ditë para një referendumi grek, që refuzoi kushtet e mëparshme e ndihmës. Studimi i fundit i FMN-së parashikon se borxhi grek do të arrijë kulmin me 200 për qind të prodhimit ekonomik në dy vitet e ardhshme, krahasuar me një parashikim të mëparshëm që shkonte në 177 për qind.
Madje deri në vitin 2022, borxhi do të qëndrojnë në 170 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në krahasim me një vlerësim prej 142 për qind të lëshuar vetëm dy javë më parë. Studimi i FMN-së gjithashtu sfidon supozimin e disa zyrtarëve evropianë se Greqia do të jetë në gjendje të plotësojë disa nga nevojat e saj të financimit nga tregjet në 2018-n.