“Bota”,pas 25 qershorit në kinematë italiane

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Filmi shqiptar “Bota” nga data 25 qershor do të jetë edhe në kinematë italiane. Për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Romë, nga data 25 qershor mund të ndjekin projeksionin e filmit “Bota”, tashmë me shumë pjesëmarrje dhe çmime ndërkombëtare, me skenar dhe regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit.
“Bota” është një kafene. Personazhi Juli, e cila mban kafenenë, kujdeset për gjyshen e sëmurë dhe ka shumë probleme financiare, ëndërron të largohet nga ky vend. Mikja e saj Nora, është e përfshirë me pronarin e kafenesë.Kur pranë kafenesë fillojnë ndërtimet, duket se gjërat do të ndryshojnë për këto personazhe.
Historia ndodhë në një rajon të harruar ku gjatë regjimit diktatorial, armiqtë e regjimit u internuan me familjet e tyre.
Ky film ka marrë pjesë dhe në disa festivale filmi që janë zhvilluar jashtë.