​Botë e pabesueshme: Në këtë fis islam gratë e kanë fjalën kryesore

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Fisi i vjetër afrikan “Tuareg” është një komunitet i cili thyen stereotipet dhe mund të konkurrojë me konceptet më liberale të botës moderne . Feja e tyre është Islami . Burrat mbulojnë fytyrat e tyre. Femrat zgjedhin vet kur të martohen.
Theksi në këtë fis është mbi gratë . ato mund të kenë një numër të pakufizuar të partnerëve seksualë para martesës dhe nëse vjen puna deri te ndarja ato vendosin në ndarjen e trashëgimisë.
Kur të hyni në botën e tyre keni përshtypjen se jeni në tokën e një epoke shumë të ndryshme . Meshkujt kanë mbuluar fytyrën me një shall ngjyrë vjollce, e për ata i quajnë edhe njerëzit blu
“Femrat janë shumë të bukura. Duam t;ua shohim fytyrat”, ka thënë njëri nga meshkujt.
Tuaregët janë të veçantë. Ndryshojnë nga endacakët në pjesë tjera të Afrikës dhe nga myslimanët në gjithë botën, sepse gratë kanë liri të plotë. Për shembull para se të martohen gruaja mund të ketë partnerë të pakufishëm për seks, qka në botën myslimane është e paimagjinuar.
Rregulli i vetëm që duhet të respektohen është e drejta e privatësisë. Një grua mund të jetë një mbrëmje me një dhe mbrëmjen tjetër me tjetër mashkull, e gjitha deri sa kërkues i saj vjen në çadër gjatë natës dhe del para agimit. Vetëm iedja e shkeljes së këtij rregulli është e papranueshme për gratë dhe burrat .
Për shkak të kësaj lirie, gratë Tuareg martohen vonë. Kështu që nuk është e habitshme që të takosh me një vajzë 20 vjet që është ende pa një burrë . Përpara se të vendosë të martohet me dikë, dhe ajo vetë vendos, djemtë e ngucin atë me ndonjë poezi të cilën e hartojnë dhe e shkruajnë me orë të tëra. Në këmbim nga femrat e marrin të njëjtën gjë.
Për dallim nga kulturat tjera, femrat nuk humbin të drejtat kur martohen.
Është interesante se në këtë fis ndarja nuk është e pazakonshme dhe asgjë që mund të turpërohesh.
Femrat në rast të ndarjes mbajnë gjithçka që kanë gjatë martesës përfshirë edhe fëmijët.
Por nuk është kjo shoqëria patriarkale ku femrat marrin të gjitha vendimet. Meshkujt së paku janë ata që marrin vendime serioze politike. Por edhe në ato situata ata gjithnjë i pyesin gratë, nënat ose motrat duke i marrë mendimet e tyre.