Ndikimi i drejtpërdrejtë i krizës në Greqi në ekonominë e Kosovës vlerësohet të jetë minimal, marrë parasysh faktin se ekonomia e Kosovës ka një shkallë shumë të ulët të ekspozimit direkt ndaj ekonomisë greke. Kështu ka deklaruar Besnik Kada, zyrtar për marrëdhënie me media në Bankën Qendrore të Kosovës. Ai ka shtuar se investimet e huaja direkte dhe remitencat nga shteti grek janë shumë të ulëta./21Media
