Britania, buxhetin në luftën kundër DAESH

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Qeveria Britanike planifikon që buxhetin e saj të mbrojtjes tashmë të rritur, ta përdorë në kuadër të luftës DAESH në Irak dhe Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri britanik David Cameron i cili këtë mëngjes ka patur një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtarakë të lartë tha se Siguria Kombëtare ka qenë gjithnjë prioritet i tij. “Ndarja e 2 përqind e prodhimit tonë të brendshëm bruto është e rëndësishme për sigurinë e vendit tonë” shton Cameron. Ai gjithashtu u shreh se buxheti i rritur të përdoret për luftën kundër DAESH.
Pritet që Bitania të rrisë numirn e forcave speciale dhe të marrë më shumë avionë spiunë dhe avionë pa pilot.
Qeveria britanike deri në vitin 2020 do të rrisë me 1 miliardë sterlina buxhetin e Mbrojtjes, gjithashtu edhe 1.5 miliardë sterlina të cilat do të sigurohen ekstra pritet të ndahen për shpenzimet mes forcave të armatosura dhe shëbimeve inteligjente.
Pritet që qeveria britanike ditën e nesërme të mbajë një takim të nivelit të lartë në lidhje me DAESH. Parashikohet që në takim krahas zyrtarëve të qeverisë dhe të inteligjencës të marrë pjesë edhe Harriet Harman e cila drejton partinë kryesore opozitare në vend.
Britania pas sulmit terrorist në fund të muajit të kalur në Tunizi ku humbën jetën 30 qytetarë të saj, pati njoftuar se brenda një kohe të shkurtër kishte planifikuar të ndërmarrë sulme ndaj objektivave të DAESH në Siri. Por rezoluta në këtë temë nuk pritet që të miratohet para vjeshtës në Parlementin Britanik.