Britania e Madhe edhe pas sulmit izraelit të vitit të kaluar ndaj Palestinës, gjatë së cilës u vranë më shumë se 2.000 njerëz ka vazhduar eksportimin e pajisjeve ushtarake në Izrael.
Mediat britanike raportuan se Britania e Madhe menjëherë pas sulmit ndaj Palestinës, Izraelit i ka eksportuar pajisje ushtarake me vlerë 4 milionë sterlina.
Sipas gazetës britanike “The Independent” Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duke mos e marrë parasysh mundësinë që Izraeli mund të përdorë këto pajisje kundër palestinezëve i ka shitur atij këto pajisje dhe pretendohet se do të vazhdojnë të shesin pajisje ushtarake Izraelit.
Ndërkohë sipas lajmit në fjalë thuhet se pjesë e pajisjeve ushtarake janë edhe armatime si predha, fishekë etj. Ndërkohë theksohet se në grupin e pajisjeve ka edhe dronë dhe pjesë këmbimi për nëndetëse.
