Për të tretën ditë radhaz mijëra emigrantë të paligjshëm vërshuan drejt Eurotunelit, në përpjekje për të hyrë nga Franca në Britani.
Policia franceze ishte e pafuqishme përballë këtyre emigrantëve, që kërkojnë një jetë më të mirë.
“Britaninë ose vdekjen”, thonë ata.
Më shumë se 4 mijë emigrantë sulmuan pengesat e ngritura dhe të paktën 150 prej tyre thuhet se ia kanë dalë të hyjnë në Britani.
Të paktën nëntë emigrantë kanë humbur jetën gjatë kësaj përpjekje.
250 forca policie franceze nuk e ndalnin dot këtë vrull. Edhe pasi u dërguan 120 policë trazirash, sërish emigrantët ishin më të shumtë dhe më të fuqishëm.
Për këtë arsye, disa deputetë britanikë thonë se duhet dërguar ushtria për të penguar këtë fluks.












