Bruksel: Bisedimet përfunduan pa marrëveshje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka thënë se në takimin e sotëm, ani pse nuk është arritur asnjë marrëveshje në lidhje me temat e diskutuara, ka pasur përafrim mes palëve.

Në bisedimet e sotme të Brukselit nuk është arritur ndonjë marrëveshje mbi Bashkësinë e komunave serbe në veri të Kosovës, ka deklaruar kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.
Poashtu as për telekomunikacionin, energjetikën dhe “Parkun e paqes” nuk ka marrëveshje përfundimtare.
Pritet se bisedimet e ardhshme të vazhdojnë të hënën e ardhshme, me ç’rast të dyja delegacionet presin që deri atëherë të arrihet pajtim i plotë mbi funksionimin e Bashkësisë së komunave serbe në veri të Kosovës.
Merret vesh se mosspajtimi i parë rreth energjetikës ishte sepse palët e drejtuan bisedën së pari rreth pronësisë.
Pala serbe kur është fjala te telekomunikacioni ka insistuar që serbët e Kosovës të paguajnë tarifa të njëjta si gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndërkaq sa i përket “Parkut të paqes” Vuçiq para gazetarëve ka deklaruar se “serbët e veriut duan vet ta rregullojnë këtë park” dhe si ka shtuar ai “janë edhe dy ura të tjera që lidhin dy pjesët e Mitrovicës”.
“ Kryesore që i kemi hapur temat kaq të rëndësishme, dhe të dyja palët e dijmë se çka kemi përpara”, ka shtuar Vuçiq.