Bruksel: Po zhvillohen “bisedime dramatike”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pasë pesë orë bisedimesh, janë shënuar tone pajtuese mbi sigurimin e automjeteve
Bisedimet e filluara sot paradite në ambintete e Bashkimit Evropian në Bruksel ndërmjet delegeacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë e nën mbikëqyrjen e Përfaqësuesës së Lartë të BE-së, Federike Mogerini, po vazhdojnë dhe kanë hyrë orën e pestë. Nga burimet diplomatike brenda takimit, merret vesh se deri më tani janë përafruar vetëm qëndrimet lidhur me sigurimin e automjeteve, ndërkaq që për të gjitha çështjet e tjera “po zhvillohen bisedime dramatike.”
Ndryshe, në bisedimet e sotme po shqyrtohen katër tema: Bashkësia e komunave serbe në veri të Kosovës, telekomunikacioni, energjetika dhe “Parku i paqes” .
Në takimin trilateral të zonjës Mogerini, delegacioneve të dy vendeve po u prijnë Isa Mustafa, kryeministër dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq.
Ky rreth i bisedimeve nga diplomatët dhe mediet është vlerësuar si më i rëndësishmi deri më tani. / 21 Media
Bisedimet-në-Bruksel-650x358