Brukseli dhe Uashingtoni pritet që të të ushtrojnë trysni të fuqishme ndaj liderëve politik në Maqedoni, për të zgjidhur krizën politike në vend.
Edhe pse të dyja palët mbesin në qëndrimet e tyre, diplomatët evropian dhe amerikan, Johanes Han dhe Viktoria Nuland gjatë vizitave të hënën dhe të martën do të tentojnë të gjejnë një formulë kompromisi për të cilën siç edhe paralajmërojnë ata, si bazë do të ketë marrëveshjen mes udhëheqësve të katër partive më të mëdha, të arritur më 2 qershor. Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për Evropë dhe Euroazi, Viktoria Nuland në Shkup shkon të hënën.
Komisari për negociata dhe zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Han, për vizitë në Shkup do të qëndrojë të martën dhe sipas paralajmërimeve, kjo do të jetë përpjekja e fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes 4 liderëve politikë në Maqedoni, gjegjësisht mes kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësit të opozitës, Zoran Zaev./21Media
