Ka filluar një raund i ri bisedimesh në Bruksel, i cili cilësohet si tejet i rëndësishëm.
Katër janë temat që do të diskutohen sot në takimin e nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministrat respektiv do të përballen me tema të ndjeshme siç janë: Bashkësia e Komunave Serbe, Energjia, Telekomunikacioni dhe I ashtuquajturi Park I Paqes.
Burime diplomatike nga Brukseli kanë thënë se është pretencioze të pritet që të arrihet marrëveshje në të katër temat, por së paku shpresohet se do të ketë marrëveshje për dy./21 Media/
