Mjellma Hajdari është e vetmja shqiptare që konkurron në “Miss Liege 2016” të Belgjikës. 20-vjeçarja nga Prizreni synon fitoren në këtë garë për të vazhduar më pas në “Miss Belgjika 2016”.
Fituesja e “Miss Liege 2016” do të jetë pjesë e garës së madhe në “Miss Belgjika 2016” i cili do të zhvillohet në dhjetor, e ku fituesja do të përfaqëson këtë shtet në “Miss Universe”.
Mjellma Hajdari punon për UNICEF-in, është studente e Fakultetit Filozofik dhe studion gjuhët e huaja.
