Helikopterë të policisë kufitare bullgare kanë nisur fluturimet mbi kufirin bullgaro-maqedonas dhe një pjesë të kufirit me Greqinë, për ta ndjekur situatën me fluksin gjithnjë e më të madh të refugjatëve nga Lindja e Afërme në dy vendet fqinje.
Policia bullgare njoftoi se në 24 orët e kaluara ka ndaluar 20 persona në kufirin e gjelbër mes Bullgarisë dhe Turqisë.
“Në dalje të kufirit Bullgari-Serbi janë ndaluar 36 persona, ndërsa në vendkalimin kufitar Kerdim në kufi me Rumaninë gjashtë persona”, njoftoi policia.
Bullgaria më 21 gusht vendosi që të dërgojë ushtri në kufijtë me Maqedoninë dhe Greqinë për shkak të situatës alarmante me emigrantët.
