Buxheti i miratuar i Kosovës tkurret për 49 milionë euro

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas një debati të përshkuar edhe me tensione, votoi amendament për amendament Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2015.
Për të votat i deklaruan 68 deputetë, nga të 63 ishin për, 4 kundër dhe një abstenoi.
Buxheti i miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është tkurrur për rreth 49 milionë euro tek kategoritë paga dhe mëditje, udhëtime, mallra dhe shërbime, si dhe te kategoria e derivateve të naftës, transmeton Koha.net.
Ky projektligj është miratuar në lexim të parë me procedurë të përshpejtuar në seancën plenare të javës së kaluar.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, atë për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, si dhe për Tatimin në të Ardhurat Personale.