Ç'kohë të aplikohet deodoranti ?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjatë viteve, kemi hasur në konflikt apo kemi marrë disa këshilla kontradiktore se kur është koha më e mirë për të vënë deon tuaj anti-djersë. Dhe, meqenëse kemi arritur në sezonin e djersitjes, kemi pyetur dermatologen Kaleroy Papantoniu, që të na qartësojë me hamendësimet.
Përgjigja? Aplikimi gjatë natës është zgjidhja më e mirë. Të paktën për shumicën e njerëzve. Ajo shpjegon:” Shkenca që qëndron pas se antiperspiranti funksionon më mirë nëse aplikohet në mbrëmje, është kështu pasi lëkura atëherë është më e thatë dhe depërton në kanalet e djersës më mirë dhe kësisoj parandalon djersitjen. Përbërësit që gjenden aty qëndrojnë më mirë gjatë natës si dhe japin rezultate më të mira për ditën e ardhshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse bëni dush në mëngjes, sepse më pas do të djersiten nënsqetullat tuaja dhe antiperspiranti juaj nuk do të jetë aq efektiv.
Për ata që përpiqen për të mbajtur djersën nën kontroll, Dr. Papantoiu rekomandon deo anti-djersë me qëndrueshmëri të lartë si dhe të përdoret gjatë mbrëmjes në lëkurë të thatë. Për personat e nivelit tjetër të qytetërimit, pyesni mjekun tuaj në lidhje me injeksionet botoks çdo 3 deri 6 muaj (të cilat bllokojnë neurotransmiterët në këtë zonë duke bërë që djersa të shpërndahet në vende tjera); apo edhe ndonj trajtim të mundshëm që përdor energji elektromagnetike për të shkatërruar gjëndrrat e djersës.