Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka deklaruar se ata nuk duan një luftë të re të Ftohtë me Rusinë
Carter i cili ka marrë pjesë në një forum në Berlin në deklaratat e tij rreth vizitës pesë-ditore në Evropë duke i bërë thirrje anëtarëve të NATO-s, ka theksuar se duhet të mbrohen kundër kërcënimeve të krijuara dhe se Gjermania në këtë pikë duhet të ndërmarrë rolin e liderit.
Carter gjithashtu tha se: “Me Rusinë ne nuk duam as luftë të ftohtë e as luftë të ngrohtë”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes u shpreh se SHBA mendon të vendosë armë të rënda në vendet e NATO-s në lindje të Europës. Gjithashtu ka theksuar se armët fillimisht janë parashikuar që të përdoren për qëllime trajnimi. Carter gjithashtu ka theksuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën duke dërguar armë dhe mjete.
