Tensioni i ulët i gjakut është gjendje në të cilën tensioni i gjakut bëhet më i ulët se zakonisht dhe njihet si Hypotension. Tensioni normal tek njerëzit është në mes 120/80 dhe 140/90, ky nivel konsiderohet si normal dhe i shëndetshëm mirëpo kur tensioni bie në nivelin e 90/60 apo më poshtë, atëherë pacienti vuan nga tensioni i ulët i gjakut.
Tensioni i uët i gjakut mund të shkaktohet nga medikamentet, vëllimi i ulët i gjakut në trup apo nga gjendje të fshehta mjekësore. Disa nga shkaqet e zakonshme të tensionit të ulët janë :
Infalamcioni i ashpër. Inflamacioni i organeve mund të rezultojë në tension të ulët të gjakut, p.sh Pankreatitisi akut që është një gjendje që prek gjëndrrat e stomakut, duke shkaktuar që lëngjet të braktisin qelizat e gjakut dhe të futen në indet me inflamacion duke e reduktuar vëllimin e gjakut.
Gjakosja: Gjakosja e moderuar apo e ashpër mund të shkaktojë tensionin e ulët. Kur personi gjakos, burimet e gjakut zvogëlohen andaj krijon tension të ulët të gjakut e ndonjëherë edhe vdekje.
Komplikimet kirurgjke, aneurizmi i aortës, traume dhe abnormalitetet gastrointestinale janë disa nga rastet ku gjakosja shkakton tenison të ulët.
Dehidrimi: Aktivitetet apo shprehitë që shkaktojnë humbjen e konsiderueshme të lëngjeve në trup, eventualisht mund të sjellin tensionin e ulët të gjakut.
Medikamentet: Ka disa barëra që kanë tenisonin e ulët të gjakut si efekt anësor i përdorimit të tyre.
Parregullsitë neurologjike: Çdo sëmundje që prek nervat konsiderohet çrregullim neurologjik dhe këto sëmundje mund të shkaktojnë tension të ulët.
Reaksion nga alergjia: E njohur edhe si Anafilaksë, një gjendje në të cilën personi ka alergji të ashpër ndaj ushqimit, medikamenteve apo helmit. Anafilaksa mund të sjellë tensionin e ulët të gjakut nëse nuk trajtohet menjëherë.
Probleme me zemrën: Çdo gjendje që përzihet në aftësinë e zemrës për të qarkulluar gjakun me efiçiencë, mund të shkaktojë tension të ulët të gjakut.
Shtatëzënia: Nuk është e pazakontë që shtatëzënat të përjetojnë rënie të tensionit të gjakut në javët e para të shtatëzënisë.
