Shumë njerëz po përdorin aplikimin me të cilin në mënyrë anonime mund të flasin për atë që i mundon. Ndër ta janë edhe myslimanet të cilat e kanë komentuar bartjen e hixhabit.
Njëri nga simbolet më vizuale të islamit është edhe hixhabi, shamia në kokë dhe përreth qafës të cilën e bartin femrat e kësaj feje. Për disa hixhabi është besim fetar, për të tjerat simbol i shtypjes së femrave. Derisa në disa shtete është i ndaluar përdorimi i hixhabit, në të tjerat ai është i detyruar.
Në faqen e internetit Whisper shumëkush rrëfen dëshirat e veta sekrete, mendimet, ankesat për ndonjë gjë, transmeton Koha.net… Kohë më parë myslimanet kanë zbuluar çfarë vërtetë mendojnë për hixhabin.
“Tani është ora 9:45, e tashmë i kam marrë tri komente “shko në djall” dhe dy të tjera “të urrej”, vetëm pse zgjedh të praktikoj religjionin tim dhe të vë hixhab”, ka shkruar një grua.
“Derisa sot shëtisja nëpër rrugë, një i ri më ka gjuajtur me gur në kokë dhe më ka quajtur terrorist”, ka shkruar një grua tjetër.
“Fshehtas në internet shpërndaj fotot e mia në të cilat vë hixhab”, është rrëfyer një tjetër.
“Luftoj me bartjen e hixhabit, por kam frikë ta heq”, ka shkruar një myslimane, transmeton Koha.net.
“Si femër që bart hixhab, nuk kam asgjë kundër femrave që zgjedhin të mos e bartin. Unë e bart, e ato jo, dhe për shkak të zgjedhjes sonë dhe për shkak të zgjedhjes së tyre, të gjithë duhet të jemi të respektuar”, ka shtuar ajo.
