Kampioni i ri i Premier Ligës, Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të talentuar të Evertonit, John Stones.
Sipas Daily Telegraph, ‘blutë’ e Londrës janë të gatshëm që për anglezin 21-vjeçar të dërgojnë një ofertë në vlerë prej 26 milionë funtesh, mirëpo besohet se drejtuesit e klubit nga Goodison Park, kërkojnë hiç më pak se 32 milionë funte.
Në anën tjetër, burimet e Sky Sport kanë njoftuar se një ofertë prej 20 milionë funte e Chelseas për lojtarin në fjalë është refuzuar në fillim të këtij muaji.
Pesë-herë kampionët e Premier Ligës, shpresojnë se do të arrijntë të transferojnë brenda pak ditësh lojtarin në fjalë, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për përballjen e së dielës kundër Arsenalit në Super Kupën e Anglisë, e cila njihet si Community Shield.
