Chiti: Italia mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim delegacionin e senatorëve italianë, të kryesuar nga Vannino Chiti, kryetar i Komisionit për Politika të BE-së në Senatin e Italisë, i cili rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për rrugën integruese të Kosovës në BE e në veçanti për dy prioritetet kryesore të agjendës evropiane që lidhen me liberalizimin e vizave dhe MSA-në.
Ministri Çollaku, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz me nënshkrimin e MSA-së dhe rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.
Gjatë takimit, Çollaku ka nënvizuar se çelës i stabilitetit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
Kurse, kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, Vannino Chiti ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për rrugën integruese të Kosovës në BE e në veçanti për dy prioritetet kryesore të agjendës evropiane që lidhen me liberalizimin e vizave dhe MSA-në. Senatori Chiti ka përgëzuar ministrin Çollaku dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës për vendimet e fundit të guximshme dhe përgjegjshme, të cilat padyshim se forcojnë sovranitetin d he perspektiven evropiane të vendit.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Integrimeve, bashkëbiseduesit u dakorduan për nevojën e intensifikimit të komunikimit me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve direkte, bashkëpunimit kulturor dhe bashkëpunimit ekonomik në përgjithësi.