Chris Brown kërkon ndihmë nga Obama

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtari Chris Brown ka tre ditë që është në telashe. Reperi i njohur mbahet në Filipine si pasojë e një peticioni të bërë nga një sekt fetar.
Përmes këtij peticioni i kërkohet të paguajë plot 1 milionë dollarë për një koncert të anuluar vitin e kaluar. Pas koncertit në Filipine, Brown do të udhëtonte me avionin e tij privat drejt Hong Kongut, ku do të jepte një tjetër koncert. Por avioni nuk u lejua të fluturonte.
26-vjeçari amerikan ka bërë një apel dëshpërues ditën e premte, i ulur në gjunjë, i cili kërkon të largohet nga Filipinet dhe të rifillojë turneun e tij botëror.
Ai i ka bërë një lutje edhe presidentit Barack Obama, pasi nuk lejohet të largohet nga kryeqyteti Manila. “Ju lutem, ju lutem, na lejoni të largohem, ju lutem,” ka thënë Brown në një video të postuar në llogarinë e tij të Instagramit, ku shihet i ulur në gjunjë brenda një dhome hoteli.