Në Eastbourne, në Britaninë e Madhe janë martuar sot George Kirby, 103 vjeçar dhe 91 vjeçarja Dorin Laki ku janë bërë të sapomartuarit më të vjetër në botë.
Me një total prej 194 vitesh bashkë , dy britanikët thyen rekordin e mëparshëm të Librit të Ginisit, të rekordeve botërore nga 191 vjet, të cilët prej vitit 2002 e mbanin francezët Dransoa Fernandez dhe Madeleine Francine.
Pas 27 vitesh së bashku, George Kirb dhe Dorin Laki u martuan në hotel në pronë të djalit të George në shoqërinë e të afërmve dhe miqve të ngushtë .
Dorin ishte në një fustan të bardhë me lule ndërsa George me një kostum të errët. Ai, një ish- boksier, tani është në një karrocë invalidore.
