Cilat shenja të horoskopit nuk shkojnë mirë në çift

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dashi është gjithmonë i disponuar për aventura të reja të dashurisë, prandaj shpesh e fillojnë lidhjen pa menduar mirë. Nuk pëlqejnë njerëzit që ankohen tepër. Më së shumti i tërheqë vetëbesimi. Pjesëtarët e kësaj shenje nuk shkojnë assesi mirë me Peshqit, të cilët janë tepër emocionalë për ta, e as me Binjakët dhe me Virgjëreshën, komplikimi i së cilës iu shkakton dhembje të kokës.
Demi është i përkryer për lidhje serioze, por vetëm pasi që ta gjejë dikë që i përshtatet. Deri atëherë, ai kënaqet me lidhje kalimtare. Pjesëtarët e kësaj shenje urrejnë thashethemet dhe përzierjet në jetën e të tjerëve. Më së paku përshtaten me Dashin, me të cilin shpesh grinden, pastaj me Binjakët, shqetësimi i të cilëve nuk iu pëlqen, e as me Shigjetarin nuk kalojnë mirë, për shkak të sjelljes tepër “të lirë” të tij.
Binjakët lehtë bien në dashuri, por po ashtu lehtë edhe ndahen. Ata nuk i durojnë njerëzit me të cilët nuk mund ta gjejnë një emërues të përbashkët. Në dashuri, më së keqi kalojnë me Demin, pastaj me Gaforren dhe me Peshqit. Arsyet mund të jenë të ndryshme.
Gaforrja , Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë romantikë dhe përpiqen shumë rreth dashurisë së vërtetë. I nervozon egoizmi, kurse në lidhje më së keqi ia kalojnë me Shigjetarin, meqë kurrë nuk janë në të sigurt me të. më pas, keq ia dalin edhe me Binjakët dhe me Dashin egoist.
Luani në lidhje kërkon siguri dhe që të jetë në vend të parë për partnerin. Atij nuk i pëlqejnë njerëzit që janë vazhdimisht të shqetësuar dhe që transmetojnë energji negative. Për të, partnerët më të këqij janë Binjakët, Peshqit dhe Bricjapi, meqë nuk mund të lejojë që ndokush të jetë “përmbi” të.
Virgjëresha ,pjesëtarët e kësaj shenje përzgjedhin me kujdes partnerët e tyre të dashurisë. Nuk iu pëlqejnë njerëzit pasivë, ata që shesin mend, e as ata që nuk janë në gjendje që të përkujdesen për veten e tyre. Më së keqi ia kalojnë me Dashin, por hiç më mirë nuk ia kalojnë as me Peshoren, apo Ujorin. Me ta kanë vazhdimisht grindje.
Peshorja , Dashuria është njëra ndër gjërat më të rëndësishme për këtë shenjë. Pjesëtarët e saj shqetësohen tepër shumë kur diçka nuk funksionin, e i irritojnë personat që rrejnë. Peshoret nuk mund të jenë në lidhje me Virgjëreshat, të cilat janë tepër të komplikuara për to, e as me Akrepin, i cili është tepër pesimist, apo me Gaforren, që është tepër tradicionale.
Akrepi , pjesëtarët e shenjës Akrepi ndjejnë një pasion të fortë ndaj jetës dhe këtë e bartin edhe në fushën e dashurisë. Ata kërkojnë lidhje në të cilat do të ndihen të realizuar. Më së keqi ia kalojnë në kombinim me Dashin, me të cilin grinden shpesh; me Binjakët, të cilët i bëjnë xhelozë, apo me Shigjetarin, me të cilin nuk ndihen të sigurt.
Shigjetari në dashuri kërkon krejt, apo asgjë. Pjesëtarët e kësaj shenje nuk preferojnë melankolikët dhe ata që nuk dinë çka të bëjnë me veten e tyre. më së keqi ia kalojnë në kombinim me Demin, i cili për ta është tepër posesiv, pastaj me Gaforren, e cila nuk është spontane, apo me Virgjëreshën, e cila i kritikon vazhdimisht.
Bricjapi në shikim të parë duket sikur nuk i jep rëndësi të madhe dashurisë. Në takime sillet si detektiv, e nuk i pëlqejnë njerëzit që nuk kanë vetëkontroll dhe që janë më të dobët sesa ai. Bricjapi nuk mund të krijojë lidhje me Dashin, me Binjakët, apo me Shigjetarin, për arsye nga më të ndryshmet.
Ujori , Pjesëtarët e kësaj shenje bien shumë lehtë në dashuri, por kur të krijojnë lidhje, ndihen si të robëruar. Nuk i pëlqejnë njerëzit amoralë dhe të parashikueshëm. Në dashuri nuk pajtohen me Demin, meqë nuk iu ofron stabilitet, as me Gaforren, e cila iu është e mërzitshme, apo me Virgjëreshën, e cila tenton të fusë rend në jetën e tyre.
Peshqit , Pjesëtarët e kësaj shenje kërkojnë partnerin ideal nga ëndrrat, e nuk i durojnë ata që sillen pa arsye, apo që kanë pikëpamje sipërfaqësore rreth jetës. Nuk ia dalin të rrinë në lidhje me Dashin, i cili është shumë agresiv dhe jotaktik, me Binjakët, të cilët nuk kanë mirëkuptim për të tjerët, apo me Luanin, i cili mund të manipulojë me ta.