Refuzimi i planit të kreditorëve evropianë do t’i hapte mundësi një marrëveshje të re mes Greqisë dhe unionit. Deklarata është bërë nga kryeministri grek Aleksis Cipras, gjatë një interviste me mediat vendase. Cipras siguroi se asnjë nga opsionet, nuk do të thotë dalje të Greqisë nga eurozona.
“Nëse qytetarët votojnë pro planit të Brukselit, bankat do të rihapen por marrëveshja nuk do të funksionojë siç duhet. Gjithsesi, nëse ky do të jetë vendimi i popullit greke, përtej frikës, presionit apo zgjedhjes, ne do ta respektojmë ate. Nëse do të kemi një refuzim, atëherë “jo-ja” është e fortë. Ju siguroj se të nesërmen e rezultatit unë do jem në Bruksel dhe një marrëveshje e re do të nënshkruhet”.
Këtë qëndrim ka përforcuar dhe ministri grek i financave Varufakis në një intervistë për BBC-ne. Ai tha se programi i propozuar aktualisht do te sillte nje rënie historike ekonomike. Ndërkohë në Athinë janë planifikuar protesta të reja si të mbështetësve pro qeveritar ashtu dhe qytetarëve që kanë një qasje pro evropiane.
