Sipas disa analizava të “Nestlè Research center” në Lozanë të Zvicrës,të bazuara në 15 studime ndërkombëtare mbi temën se cilat ushqime mbrojnë zemrën në ditët me temperatura të larta thuhet se marrja e më së paku 3.51 gramë potas në ditë, ndihmon më së miri për reduktimin e presionit kardiak te ata persona që nuk marrin ilaçe për hipertensionin dhe ndër të tjera mund të jetë mjaft efikase për të parandaluar problemet e zemrës.
Potasi gjendet në masë të madhe në ushqime si banania, pjeshkat, domatet, rukola, salmoni dhe pula.
Gjithashtu fasulet kanë një sasi të madhe potasi si dhe proteina dhe minerale dhe përmbajnë fare pak kalori.
