Çka duhet të dini për kirurgjinë plastike të hundës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rinoplastika është procedura e 5-të më e përhapur në kirurgjinë plastike në SHBA. Vetëm në vitin 2014 janë kryer 217 000 raste.
Gjatë kësaj procedure, kirurgu ndërhyn në kërcin dhe kockën e hundës për t’i dhënë asaj pamjen e dëshiruar. Për të gjithë ata të cilët nuk janë të lumtur me përmasat dhe formën e hundës së tyre, rinoplastika ofron zgjidhje kozmetike të sigurt dhe efektive.  Nëse procedura kryhet nga një kirurg i zoti dhe me përvojë, ajo përmirëson pamjen e fytyrës suaj.
Kandidatët optimalë për rinoplastikë janë ata të cilët kanë në rregull parametrat bazik shëndetsorë, kuptojnë risqet që shoqërojnë procedurën, si dhe kanë pritshmëri reale mbi rezultatet.
Kandidatët idealë për rinoplastikë kanë hundë:
Të madhe ose të vogël në krahasim me tiparet e tjera të fytyrës;
Të gjerë;
Të zgjatur;
Bulboze;
Të shtypur;
Të pozicionuar jo në qendër;
Asimetrike;
Me probleme në frymëmarrje si rezultat i abnormaliteteve në strukturën e brendshme të hundës (deviacion i septumit apo probleme të tjera)
Rekomandohet që  për vajzat të presin deri në moshën 15 apo 16 vjeç, ndërsa për djemtë pak më tepër, përpara se të shkojnë tek rinoplastika. Gjatë kësaj kohe hunda ka mbaruar procesin e rritjes