Dikush në ushtrinë amerikane duket se është i çmendur pas filmit ‘Star Wars’.
Departamenti i Mbrojtjes ka porositur prodhimin e një motoçiklete fluturuese, një hoverbajk, të quajtur TRV (Tactical Reconnaissance Vehicle).
Motoçikleta do prodhohet nga kompania Malloy Aeronautics, e cila ditët e fundit ka bërë testimet e para.
Kompania thotë se hoverbajkët kanë shumë avantazhe në krahasim me helikopterët, më të manovrueshëm dhe më të vështirë për t’u pikasur.
Por mbi të gjitha do jenë më të lirë.
