Çmimi i bukës në pjesën dërrmuese të furrave në Kosovë vazhdon të jetë i njëjtë, pavarësisht se nga një shtatori i këtij viti Qeveria e Kosovës ka ulur Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar për bukë në 8% nga 16% sa ka qenë më parë. Drejtuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës thonë se çmimin e grurit e kanë zbritur për 6 centë, kurse atë të miellit për 2 centë për kilogram. Por, kjo ulje e çmimeve të grurit dhe miellit në tregun e Kosovës nuk ka ndikuar fare që furrtarët e bukës t’i lirojnë çmimet e produkteve të tyre.
