Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku ka pranuar peticionin me 54 mijë e 829 nënshkrimeve të qytetarëve për liberalizimin e vizave, të cilin ia ka dorëzuar Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe partnerët e tij. Me këtë rast ai tha se peticioni do t’i japë edhe më shumë shtytje procesit të liberalizimit të vizave.
Ministri Çollaku theksoi se qytetarët e Kosovës në vitin 2016 do të lëvizin pa viza. Ai tha se kjo do të ndodhë pasi Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet teknike që dalin nga udhërrëfyesi.
Megjithatë, Çollaku pranoi se Bashkimi Evropian, duke i parë gabimet që ka bërë me vendet tjera të rajonit, është munduar që ato t’i përmirësojë me Kosovën, duke i dyfishuar kriteret për vendin tonë.
“…në vitin 2016…është e parëndësishme…Ne nuk kemi ngelë askund, ne jemi të fundit që kemi marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në krahasim me shtetet tjera të rajonit. BE-ja ka mësuar nga gabimet që ka bërë me shtetet që kanë fituar të drejtë përpara Kosovës dhe në rastin e Kosovës është munduar t’i përmirësojë ato gabime. Kjo à «shtë kthyer në dyfishimin e kritereve teknike të parapara në udhërrëfyes. Mirëpo, ne prej fillimit nuk i kemi vajtuar pse na janë dyfishuar kriteret por iu kemi qasur me seriozitetin me të madh të punës”, tha Çollaku.
Ai tha se Kosova teknikisht i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave dhe tani vetëm presim hyrjen në fuqi.
Drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku tha se peticioni thërret politikanët si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë që të bëjnë më shumë në procesin e liberalizimit të vizave.
“Deri me tash vazhdimisht ndijnë për procesin e liberalizimit të vizave nga politikanët, qoftë ata politikanët në Bruksel apo në Prishtinë. Hajde tash e kemi zërin e sektorit të ashtuquajtur të tretë gjithmonë i c ili është mbrapa një peticioni. E peticioni në rend të parë i thirret të gjithë politikanët, të gjithë ata që e kanë në dorë këtë proces që të bëjnë shumë më tepër seç kanë bërë deri me tash për të nxjerrë vendin nga ky izolim”, tha Shllaku.
Peticioni i qytetarëve për liberalizimin e vizave i është dorëzuar edhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar./kp/







