Çollaku: Liberalizimi i vizave jo vetëm premtim

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se mundësimi i lëvizjes së lirë për kosovarët në Evropë nuk është vetëm një premtim politik, por një mundësi që Kosova dhe diaspora të qëndrojnë gjithmonë të lidhura.
“Integrimi evropian dhe liberalizimi i vizave nuk janë vetëm fjalë të kota politikanësh, por procese me të cilat mundësojmë që ne kurrë mos ta shkëpusim lidhjen me diasporën tonë, motrat dhe vëllezërit që janë edhe shtyllë e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Çollaku, në një postim në rrjetin social Facebook.
Rikujtojmë se ditë më parë në Kosovë ka qëndruar misioni faktmbledhës i Bashkimit Evropianë për të bërë vlerësimin e përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim të vizave.
Raporti i këtij misioni pritet të publikohet në vjeshtë dhe të kuptohet nëse kosovarët do të mund të lëvizin pa viza.