​Daçiq: Sulmi kundër Vuçiqit, sulm kundër Serbisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka dënuar sulmin në Srebrenicë kundër kryeministrit Aleksandar Vuçiq, duke vlerësuar se ky paraqet sulm jo vetëm kundër Vuçiqit, por edhe kundër tërë Serbisë dhe “politikës së saj të paqes dhe bashkëpunimit rajonal”.
“Kjo është edhe një pasojë negative e politizimit të kësaj teme që ka shkaktuar ndarje të reja dhe urrejtje në vend të pajtimit. Ky është sulm jo vetëm kundër Vuçiqit, por edhe kundër tërë Serbisë dhe politikës së saj të paqes dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në deklaratën e shefit të diplomacisë serbe dhen Tanjugut nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Delegacioni dhe kryeministri serb u sulmuan në Potoçare, gjatë ceremonisë së kujtimit të viktimave boshnjake, në 20-vjetorin e masakrës serbe në Srebrenicë.
Sipas raporteve të agjencive, një grup i të pranishëmve ka gjuajtur me gurë, këpucë dhe shishe uji në drejtim të delegacionit serb, me ç’rast një gur e ka qëlluar në kokë dhe ia ka thyer syzat. Menjëherë pas kësaj truprojat e kanë evakuuar kryeministrin dhe me makinë e kanë larguar nga Srebrenica dhe janë nisur për Beograd.
Sulmuesit kanë bërtitur “Vuçiq jashtë!”, ndërsa është parë edhe një pankartë me shkrimin “Për një serb të vrarë do të vrasim 100 myslimanë”, që janë fjalët e vetë Vuçiqit para 20 viteve, pak ditë para masakrës, në të cilën serbët likuiduan mbi 8 mijë djem dhe burra boshnjakë.