Rusia dhe Kina paraqesin për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një kërcënim më të madh se sa Shteti Islamik, ka deklaruar i emëruari për shef të ri të shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, Xhozef Danford. Gjatë një paraqitje të tij para anëtarëve të Kongresit, Danford tha se këto dy fuqi bërthamore mund të cenojnë sovranitetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj dhe paraqesin një kërcënim ekzistencial për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vendin e dytë rreshtohet Kina, për shkak të aftësive të saj ushtarake dhe pranisë në Paqësor, tha Danford, por shtoi se kjo nuk nënkupton se Uashingtoni e sheh Kinën si një armike.
Danford, i cili në vjeshtë do të zëvendësojë shefin aktual të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej, u shpreh në favor të armatosjes se ushtrisë së Ukrainës.
Në lidhje me konfliktin në Ukrainë u shpreh edhe shefi i forcave të këmbësorisë së forcave amerikane, gjenerali Rej Odierno, i cili kërkoi nga instruktorët ushtarak amerikanë që të mësojnë ukrainasit se si duhet të luftojnë kundër separatistëve rusë në lindje të Ukrainës./21Media
