DASH, për kufizimet në lirinë e lëvizjes në Kosovë me plotë kritika

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kosova, si një demokraci parlamentare, më 8 qershor të vitit 2014, ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, të cilat, nga vëzhguesit ndërkombëtarë, janë vlerësuar si të lira dhe të ndershme, ndonëse bllokada pasuese politike ka vonuar formimin e qeverisë deri më 9 dhjetor.
Kështu nis kapitulli për Kosovën në raportin e fundit të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, për të drejtat e njeriut gjatë vitit 2014.
Raporti thekson se problemi më i madh në fushën e të drejtave kanë qenë veprimet për të bllokuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Këtu veçohet ngritja e bllokadave rrugore në veri të Mitrovicës nga zyrtarët serbë të Kosovës dhe kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe lirisë së lutjes të pelegrinëve ortodoksë serbë.
Dhuna dhe diskiriminimi shoqëror kundër pjesëtarëve të pakicave etnike, personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarëve të komunitetit lezbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual kanë përbërë shqetësimin e dytë të madh, ndërsa dhuna familjare ndaj grave është radhitur si problem i tretë.
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit përmend arrestimin e 17 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si grupi i Drenicës, nën akuza të ndryshme të vrasjes dhe terrorizmit.
Departamenti amerikan i Shtetit i kushton një pjesë të raportit edhe lirisë së fjalës dhe shtypit. Thotë se qeveria, në përgjithësi, i ka respektuar këto të drejta, porse zyrtarë individualë publikë, politikanë dhe biznesmenë kanë bërë përpjekje të frikësojnë përfaqësuesit e mediave,transmeton EL.
Sipas raportit, mediat po ashtu kanë hasur vështirësi në sigurimin e informacioneve nga qeveria dhe institucionet publike, të cilat janë komplikuar edhe më shumë nga mungesa e zëdhënësit të qeverisë.
Raporti kujton se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe organizata të tjera mediale kanë raportuar disa sulme fizike dhe kërcënime verbale ndaj gazetarëve.